Martese politike midis nje nenshtetase greke dhe nje shqiptari

Pershendetje,

Do doja te informohesha lidhur me proceduren qe duhet te ndjeke nje nenshtetase greke qe deshiron te beje nje martese politike me nje shtetas shqiptar ne Shqiperi? Nese ekziston nje ekspuls ne te kaluaren me nderrimin e mbiemrit prej kesaj martese, a do kete me probleme per te udhetuar? Pres pergjigje dhe ju flm shume paraprakisht


Qytetari: A. S. Data: 10 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Martese politike midis nje nenshtetase greke dhe nje shqiptari”

  1. Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje. Legjislacioni shqiptar nuk njeh konceptin e marteses politike, por thjesht te marteses. Nese martesa lidhet ne Shqiperi, procedura eshte e njejte me proceduren per lidhjen e marteses me nje shtetase shqiptare. Do te duhet te behet shpallja paraprakisht, pasi te paraqitet dokumentacioni nga shteti grek qe verteton qe zonja eshte beqare. Per me shume informacion lidhur me kete procedure duhet t’i drejtoheni zyrave perkatese te gjendjes civile.
    Ekspulsi eshte nje ndalim qe i jepet nje personi te caktuar nga nje vend i zones Shengen, per shkelje te rregullave te kesaj marreveshjeje. Kjo do te thote, qe ndryshimi i te dhenave te gjendjes civile te personit nuk ndikon ne statusin e tij, ne raport me ndalimin per te hyre ne zonen Shengen, pra ky ndalim do te vazhdoje te ekzistoje. Megjithate martesa me nje shtetase greke, ju jep mundesine te kerkoni heqien para kohe te ndalimit (Ekspulsit), pasi plotesoni nje prej kritereve se kur mund te kerkohet, qe eshte e drejta per bashkim familjar.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet