Martese me te huaj

Pershendetje! Kam lidhur nje martese me nje shtetase bullgare ne shtetin Bullgar. Por kur terhoqa certifikaten personale statusin e kam akoma beqar. Ju lutem mund te me orientoni se si duhet te veproj per te njohjen e aktit te marteses ne shtetin tone dhe sa kohe me duhet? Ju falenderoj,


Qytetari: e. h. Data: 29 July , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Martese me te huaj”

  1. Përshëndetje! Ju mund të aplikoni pranë e-Albania për të regjistruar martesën. Ju duhet fillimisht të regjistroheni ose identifikohuni (në rast se jeni regjistruar më përpara) në portalin e-Albania dhe të zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrim martese”.
    “Aplikim për regjistrim martese” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson shtetasve shqiptarë të dërgojnë online një kërkesë për regjistrim martese, për të dorëzuar më pas me postë ose personalisht, dokumentin e lidhjes së martesës. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës/konsullatës, qytetarët njoftohen me anë të e-mail-it apo nëpërmjet numrit të telefonit për satusin e aplikimit.

    Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti janë:
    – Certifikata e martesës, lëshuar nga autoritetet e huaja (e legalizuar ose pajisur me vulë apostile)
    – Përkthimi i certifikatës së martesës, i legalizuar ose pajisur me vulë apostile (nëse nuk e legalizoni apo apostiloni përkthimin e certifikatës, kërkohet që përkthimi në gjuhën shqipe të kryehet në konsullatë ose nëse është kryer përkthimi nga përkthyes të licensuar, duhet që konsulli të lëshojë “vërtetim përkthimi”. (Tarifa e përkthimit apo vërtetimit të përkthimit është 10 euro për faqe dhe është detyrim i qytetarit aplikues)
    – Dokumente identifikimi, pasaportë e vlefshme udhëtimi ose letër njoftimi e bashkëshortëve.
    Per më tepër informacion ju lutem referohuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9768. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet