Martese me te huaj

Ju pergezoj per pergjigjet profesionale. Ju lutem cfare procedure duhe te ndjek per te kryer aktin e marteses me nje te huaj, e cila momentalisht ndodhet ne Shqiperi? Cfare dokumentacioni me duhet per te kryer aktin e marteses? Ju Faleminderit


Qytetari: K. D. Data: 2 September , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Martese me te huaj”

  1. 1

    Pershendetje. Per te lidhur martese duhet qe paraprakisht te paraqiteni prane zyres se gjendjes civile ku ju keni vendbanimin dhe te plotesoni kerkesen per shpalljen e marteses. Per kete do te duhet qe t’i paraqisni punonjesit te gjendjes civile certifikatat e lindjes së të dy bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës. Ne rastin tuaj, per shtetasin e huaj duhet qe dokumentet te jene te pajisur me vule Apostille, apo te legalizuar (ne varesi te vendit) dhe te perkthyera. Keto dokumente nuk duhet te jene me te vjetra se tre muaj. Shpallja qendron per 10 dite dhe me pas procedohet me lidhjen e marteses.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet