Martese me shtetase te huaj

A mund te bej lidhje martese me nje shtetase te huaj spanjolle, e cila ne dokument mban 2 mbiemra? Dua te mar mbiemrin e saj.ZGJC me thote qe se permban ligji me 2 mbiemra. Faleminderit nese me ndihmoni dhe me ligjin perkstes!

Qytetari: K.K.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Ligji shqiptar per gjendjen civile e ndalon perdorimin e dy mbiemrave. Bashkeshortet pas martese kane te drejte te zgjedhin te mbajne mbiemrin e tyre, apo te bashkeshortit tjeter, por ne asnje rast te dy. I njejti parashikim vlen edhe per rastin tuaj kur bashkeshortja juaj e ardhshme ka dy mbiemra, ju ne gjendjen civile shqiptare nuk mund te regjistroni dy te tille. Do t`ju keshillonim qe regjistrimi te ishte i njejte si ne shtetin spanjoll dhe ate shqiptar, pasi ne te ardhmen do te keni probleme me leshimin e dokumenteve, per shkak te mosperputhjeve te mundshme.

Lini një Përgjigje