Martese me shtetase te bashkimit evropian

Pershendetje,

Cilat jane dokumentat dhe ku duhet t’i paraqes per t’u martuar me shtetase bullgare?  Cfare me sugjeroni, eshte me mire qe martesa te behet ne Shqiperi apo ne Bullgari per te pasur sa me shpejt karten e identitetit bullgare? Ju faleminderit


Qytetari: E. K. Data: 13 November , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Martese me shtetase te bashkimit evropian”

  1. Pershendetje,

    Duke qene se jeni rezident jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, ju mund të aplikoni online permes portalit e-Albania për të kryer lidhje martese me nje shtetas të huaj. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës Shqiptare ne Sofje, pranohet aplikimi dhe ju si aplikant ftoheni per të ndjekë procedurat perkatese, për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal (jo fotokopje) me postë. Ju njoftoheni më pas nga konsulli me e-mail/telefon për ditën e paraqitjes në përfaqësi për të kryer Aktin e Martesës.

    Per me shume informacion mbi dokumentacionin e nevojshem dhe hapat e procedures per lidhjen e marteses me shtetas te huaj, lutem vizitoni linqet e meposhtme:
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9778
    https://punetejashtme.gov.al/aplikim-per-lidhje-martese-me-shtetas-te-huaj/

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet