Martese me shtetas italian

Pershendetje! Cila eshte procedura per martese me nje italian qe jeton ne Gjermani (Berlin ) dhe a kane afat (skadimi) dokumentat qe ata duhet te sjellin per lidhje martese ne Shqiperi?


Qytetari: K. P. Data: 9 January , 2021, Kategoria: procedura administrative.

One response to “Martese me shtetas italian”

  1. Përshendetje,

    Si fillim, shtetasi italian duhet te dergoje per legalizim ne Konsullate nepermjet Sherbimit Postar certifikaten e tij te lindjes me atesi e memesi dhe certifikaten cumulative (ku perfshihen rezidenca, nenshtetesia dhe gjendja civile). Te dy certifikatat duhet te legalizohen me vulen “APOSTILLE” nga prefektura perkatese italiane. Pasi keto certifikata te legalizohen shtetasi italian mund te vije ne Shqiperi per te kryer lidhjen e marteses.

    Ne Shqiperi, lidhja e martesës bëhet prane zyres se gjëndjes civile ku eshte i rregjistruar shtetasi shqiptar. Procedura qe ndiqet eshte:
    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile (sic jua shpjeguam edhe me lart). Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Per me shume informacion mbi procedurat e lidhjes se marteses ne Itali dhe ne Shqiperi, midis nje shtetasi shqiptar dhe nje shtetasi italian, mund t’i edhe referoheni linkut me poshte: http://www.ambasadat.gov.al/milan-consulate/sq/lidhja-e-marteses-ne-itali

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet