Martese me nje shtetas turk

Pershendetje, kam marre informacion ne lidhje me dokumetat qe me duhen per te lidhur martese me nje shtetas turk e vetmja pyetje qe dua te bej eshte ne momentin qe ne do dorezojme kto dokumeta ne zyra e gjendjes civile me thane qe duhet te pres nje afat prej 11 ditesh me pas do dali leja e marteses. Per te marr kete lejen duhet te jemi qe te dy une dhe i fejuari apo mund ta marr vetem une pa tranine e tije? Dua te shtoj qe celebrimi do behet ne Turqi. Faleminderit

Qytetari: K.F.
Data: 16 Gusht 2023, Kategoria: Familjare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Shpallja e martesës kryhet në Bashki / Njësi Administrative, ku ka vendbanimin bashkëshorti i ardhshëm (shtetasi shqiptar). Pas kalimit të afatit 10 ditor nga e nesërmja e shpalljes, shtetasi shqiptar që do të lidhë martesë pajiset me dokumentacionin e mëposhtëm:
    – certifikatë lindje;
    – certifikatë lindje me shënimin “për lidhje martese”;

    Dokumentet duhet të legalizohen në institucionin e Prefekturës dhe në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe më pas bashkëshortët e ardhshëm ndjekin procedurën sipas legjislacionit të vendit ku do të lidhet martesa. Aplikimet për legalizimin e dokumenteve kryhen nëpërmjet Postës Shqiptare.
    Pas shpalljes se marteses dhe kalimit te afatit ju mund te paraqiteni vet prane Zyrës së Gjendjes Civile ku keni vendbanimin, të kërkoni: certifikatë lindje si dhe certifikatë për lidhje martese. Këto dy certifikata duhet të jenë të përkthyera nga një përkthyes ligjor dhe të vulosen në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë me vulën “APOSTILLE”.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje