Martese me nje shtetas te huaj ne Shqiperi

Pershendetje,

Deshiroj te informohem rreth lidhjes martesore me nje shtetas grek (shqiptar me pasaporte greke), i cili jeton dhe punon me Angli (me leje pune deri ne vitin 2024). Saktesisht bashkeshortja shtetase shqiptare, por me leje qendrimi dhe punesimi ne Gjermani, ndersa bashkeshorti shqiptar me pasaporte Greke, por me leje qendrimi dhe punesimi ne Britani. Ju lutem me informoni rreth procedures per lidhje martesore me menyren me te mire, qe bashkeshortja te perfitoje nje vize ose bashkim familjar ne Britani. Faleminderit


Qytetari: G. S. Data: 24 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Martese me nje shtetas te huaj ne Shqiperi”

  1. Përshendetje,

    Ju informojme se juristet e platformes ofrojme informim dhe keshillim ligjor vetem ne lidhje me legjislacionin shqiptar dhe jo ate te huaj, prandaj nuk ju informojme dot se cila eshte menyra me e mire per ju per perfitimin e vizes apo bashkimit familjare ne Britani.

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese, sipas legjislacionit shqiptar:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Në rastin kur njeri nga bashkëshortët është shtetas i huaj dhe lidhja e martesës bëhet pranë një zyre të gjëndjes civile në Shqipëri, proçedura është e njëjtë:

    – Të dy bashkëshortët duhet të jenë prezent për shpalljen e martesës, shtetasi i huaj duhet të ketë çertifikatë lindje dhe një dokument nga gjëndja civile e qytetit ku jeton, ku të vërtetohet leja e martesës, që ai ose ajo është i lirë për të kryer martesë. Këto dokumenta duhet të jenë të legalizuara nga ambasada apo konsullata shqiptare në vendin respektiv, dhe me vendet që kanë hyrë në Konventën e Hagës duhet vulë Apostile. Në Shqipëri përkthehen (nga përkthyes të liçensuar nga Ministria e Drejtësisë) dhe noterizohen.
    – Akti i martesës nënshkruhet në prani të jo më pak se dy dëshmitarëve.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet