Pershendetje
Une jam shqiptar nga Kosova, ndersa gruaja ime eshte shqiptare nga Shqiperia. Kurorezimin mendojme ta bejme tani ne Shqiperi. Referuar kesaj, a mund te me tregoni ju lutem se cila eshte menyra me e shpejte qe gjithashtu edhe une ta kem nje pasaporte shqiptare? Faleminderit paraprakisht,
One Response
Përshëndetje,
Ligji nr.113/2020, në nenin 8, pika 3 të tij ka përcaktuar se: “I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 (tre) vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 (një) vit.”
Pra, sipas këtij neni kushtet për fitimin e shtetësisë shqiptare me natyralizim, për shkak martese janë:
– Kohëzgjatja e martesës me shtetasen shqiptare të jetë më shumë sesa 3 vite;
– Të keni banuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri për të paktën 1 vit ( që do të thotë të jeni pajisur me leje qendrimi për motive familjare në Shqipëri për të paktën një vit);
– Të plotësoni kriteret e tjera të përcaktuara në ligj sa i përket banesës, të ardhurat familjare, të mos jeni i dënuar penalisht etj.
Dokumentacionin e nevojshëm për fitimin e shtetësisë shqiptare e gjeni në Udhëzimin nr.65, datë 04.02.2021 të Ministrit të Brendshëm, të cilën mund ta aksesoni në linkun https://www.mb.gov.al/wp-content/uploads/2021/02/Udhezim_2021_Dokumentacioni-per-Shtetesine.pdf
Faleminderit!