Martesa dhe qendrimi ne zonen Schengen

Une qe po ju shkruaj jam nje shtetase shqiptare dhe kam 2 pyetje.

  1. I fejuari im eshte shqiptar, por me nenshtetesi greke. Deshirojme te kryejme martesen ne Greqi ose Shqiperi. Ne rast se martohemi ne gjendjen civile ne Shqiperi, ku i fejuari im do paraqese pasaporten greke, cfare dokumentash na duhen per t’u martuar?
  2. Gjithashtu, une ndodhem ne Gjermani dhe do qendroj 60 dite ketu nga 90 dite. A kam te drejte te vije serish ketej pasi te marr certifikaten e marteses pasi afati prej 90 ditesh nuk ka mbaruar?
    Nese jo, nga momenti qe kthehem ne Shqiperi llogaritet 3 mujori i ardhshem apo duhet te kalojne 90 dite? Faleminderit shume

Qytetari: F. B. Data: 9 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Martesa dhe qendrimi ne zonen Schengen”

  1. Pershendetje. Per te lidhur martesen ne Shqiperi, duhet qe te paraqiteni ne zyren e gjendjes civile ku ju jeni e regjistruar dhe te kerkoni qe te beni njoftimin per shpalljen e marteses.
    Rregullat qe zbatohen ne kete rast jane si vijon:
    Përpara lidhjes së martesës, nëpunësi i gjendjes civile bën
    shpalljen e saj, duke afishuar në vende të caktuara nga bashkia ose komuna aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqëndrimi i bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendi ku do të lidhet martesa.
    Kjo kerkese mund te behet nga vete ju, ose nga nje person i autorizuar prej jush me prokure. Shpallja duhet te zgjase te pakten 10 dite.
    Per te bere shpalljen duhet te paraqiten prane zyres se gjendjes civile Personi që kërkon shpalljen duhet t’i paraqesë nëpunësit të certifikatat e lindjes së të dy bashkëshortëve të
    ardhshëm, si dhe çdo dokument tjetër që është i nevojshëm dhe provon se nuk ekzistojnë pengesa për lidhjen e martesës.
    Martesa e shtetasit të huaj me shtetas shqiptar lidhet sipas dokumenteve të shtetit, shtetas i të cilit është ose ku ka banimin e përhershëm, të lëshuar jo më parë se tre muaj nga data që kërkohet të lidhet martesa.
    Lidhur me pjesen e dyte te pyetjes, ju keni te drejte qe te rrini deri ne 90 dite, ne nje shtrirje 6 mujore. Pra ju mund te riktheheni ne Gjermani per te qendruar edhe 30 dite te tjera, brenda 6 mujorit, dhe kjo nuk perben shkelje te kushteve te marreveshjes Shengen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet