Marrja si prove ne gjyq – CD

Pershendetje,

Dua te hap nje gjyq prone.  I kam plotesuar disa dokumenta per kete proçes gjyqesor. Por, interesohem te di nese mund te paraqes, se bashku me kerkese-padine dhe me dokumentat e tjera, edhe nje CD me ane te se ciles tregohet nje video qe une kam qene ne ate prone qe nga viti 1990-1991? Faleminderit


Qytetari: Z. Q. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Marrja si prove ne gjyq – CD”

  1. 1

    Pershendetje!

    Sipas ligjit shqiptar, konkretisht ne pjesen e dyte te Kodit te Procedures Civile “Gjykimi ne shkalle te pare” percaktohen te gjitha rregullat qe subjektet e te drejtes duhet t’i nenshtrohen per te pasur nje proces te rregullt gjyqesor, duke u percaktuar dhe provat që janë të lejueshme të administrohen në nje proces gjyqesor, si dhe fuqinë provuese të seciles ne varesi të formave dhe burimeve të tyre.
    Dispozita te veçanta, konkretisht neni 278 i K.Pr.Civile i kushtohen edhe filmave fotografike, kinematografike dhe çdo rregjistrimi tjeter, te cilet sipas ligjit mund te perbejne prove per ngjarjet apo sendet e regjistruara, gjithmone nese gjykata bindet per vertetesine e kesaj lloj prove. Per te vertetuar kete fakt, pra nese regjistrimi video eshte autentik gjykata mund te kerkoje mendimin e nje eksperti te fushes, pra kryerjen e nje raport ekspertimi.

    Pra, per te dhene pergjigje per pyetjen tuaj, ju mund te paraqisni ne gjykim proven tuaj qe perben nje regjistrim video, por kjo prove do t’i nenshtrohet nje ekspertimi per te verifikuar vertetesine e saj dhe ne kete pike ju keshillohet te disponohet dhe kopja origjinale e regjistrimit. Gjithashtu duhet te mbahet parasysh qe kjo prove do te shqyrtohet nga gjyqtari sipas bindjes se tij dhe ne raport dhe me provat e tjera qe do te te administrohen gjate gjykimit, te paraqitura nga ana juaj apo nga pala kundershtare.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet