Marrja ne zoterim e prones te fituar me ligjin 7501

Disponojme nje siperfaqe toke te fituar me ligjin 7501. Disponojme aktin e marrjes se tokes si dhe certifikaten perkatese, toke e cila ka qene toke e Teqes para se te behej reforma. Nuk kemi arritur ta shfrytezojme nga keto vite pasi kemi hasur ne pengesen e personit qe e ka ‘bere te veten ‘por nuk disponon asnje dokument, kemi hasur veshtiresi madje ka hapur gjyq ndaj nesh me pretendimin se eshte gabim i zyres se rregjistrimit te bashkise ne ate kohe dhe pretendon per mbivendosje (por mesa di une nqs behet mbivendosje i bie te nderroj pronesine e te gjithe bllokut te tokes dhe pjesetareve qe jane aty).Si mund te veproj kur disponoj te gjitha letrat perkatese (por nuk i dergoj dot ketu pasi nuk e lejon sistemi) ?


Qytetari: H. X. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Marrja ne zoterim e prones te fituar me ligjin 7501”

  1. Pershendetje! Ju eshte dashur qe ti drejtoheshit gjykates me ane te nje padie, me objekt, kthim sendi neni, 296 i kodit civil.Gjate keti procesi ju duhet te provoni dy momente te mevetesishme juridike, se pari, faktin qe jeni pronar i ligjshem i pasurise ne fjale, se dyti, te provoni qe personi tjeter, qe ne proces duhet te jete ne poziten e pales se paditur, pasurine e posedon, ne menyre te paligjshme.

    Tashme ne kushtet qe procesi eshte ngritur ne gjykate administrative, duhet te nderhyni ne proces, me ane te kunder-padise dhe te kerkoni shfuqizimin e cdo akti qe personi i tjeter e pretendon si, akt pronesie.

    Faleminderit

  2. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Pyetja juaj gjykoj qe eshte disi e paqarte. Ne keto kushte do te ishte e nevojshme shqyrtimi i dokumentacionit qe dispononi. Nga sa parashtroni dalin 2 probleme kryesore: 1. regjistrimi i pasurise 2. Pasuria del me mbivendosje. (mbivendosja jo detyrimisht ndryshon pronarin e prones, pasi varet si eshte ne gjendjen faktive mbivendosja. Pra mund te preki pronen e dikujt ose jo etj)
    Ligji nr.20/2020 trajton mbivendosjet dhe problematikat e rijuara prej saj si rezultat i gabimeve te kryera nga si pasojë e gabimeve materiale, parregullsive në zbatimin e ligjit apo mosveprimit të organeve shtetërore në fushën e pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme. Nese nuk jeni ne keto kushte ceshtja mund te doje zgjidhet edhe me gjyq.
    Ligji nr. 20/2020 parashikon dhe regjistrimin e AMTP-ve te jane mundur dot te regjistrohen deri ne hyrjen ne fuqi te ketij ligji. Ai regjistrohet në regjistrin e pasurive të paluajtshme nëse
    plotësohen njëkohësisht kriteret e mëposhtme:
    a) përfituesi i AMTP-së ka qenë i legjitimuar për të përfituar tokë sipas akteve ligjore e
    nënligjore për ndarjen e tokës bujqësore ose, edhe nëse nuk ka qenë i legjitimuar, ka përfituar
    tokën, për të cilën i është hequr pronësia atij apo trashëgimlënësit gjatë krijimit të ishkooperativës
    apo ish-ndërmarrjes bujqësore;
    b) përfituesi i AMTP-së ka marrë tokë në territorin e vetëm një ish-kooperative ose ishndërmarrjeje
    bujqësore;
    c) toka për të cilën është lëshuar AMTP-ja nuk ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës
    publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” ose “sipërfaqe ujore”, në kohën e lëshimit të aktit.

    Qe te jepet nje pergjigje me e plote dhe e sakte do na duhet te dime dhe per se jeni ne gjyq me palen, cfare dokumentacioni dispononi ne lidhje me zhvillimin e ketij procesi gjyqesor etj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet