Marrja e shtetësisë së Shqipërisë

Përshëndetje doja të ju pyes në lidhje me marrjen e shtetësisë së Shqipërisë. Jam nga Kosova. Gjyshi im ka poseduar një pasaportë shqiptare, dhe tani pasaporta është me afat të skaduar, ai ka vdek, deshta të dijë nëse pasardhësit e tij mund të paijisen me pasaportë shqiptare, apo jo.

Qytetari: K.K.
Data: 19 Janar 2023, Kategoria: Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Ju mund kerkoni perfitimin e shtetesise shqiptare me origjine. Kjo menyre fitimi e shtetesise shqiptare është e mundur kur i huaji plotëson kriteret e parashikuara në nenin 6 të ligjit Nr. 113/2020 “Për Shtetësinë” dhe Udhezimi Nr.65, date 04.02.2021. Kërkesa për fitimin e shtetësise shqiptare paraqitet pranë strukturave vendore përgjegjëse të Policisë së Shtetit të vendbanimit të personit.
    Ne nenin 6 te Ligjit 113/2020 percaktohen kushtet e fitimit te shtetesise me natyralizim:
    1. Shtetësia shqiptare fitohet nga i huaji, të paralindurit e të cilit kanë origjinën shqiptare, me kusht që të provohet lidhja familjare në vijë të drejtë deri në tri shkallë e kërkuesit me të
    paralindurin.
    2. Në këtë rast shtetasi paraqet kërkesë për fitimin e shtetësisë shqiptare në bazë të origjinës dhe plotëson kriteret e përcaktuara në shkronjat “dh” dhe “ë” të pikës 1 të nenit 8 të këtij ligji.
    3. Dokumentacioni i nevojshëm që provon origjinën shqiptare të kërkuesit përcaktohet me udhëzim të ministrit.
    Pika (dh) dhe (ë) e nenit 8 si më poshtë vijon:
    dh) nuk ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në shtetin e vet, në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji shqiptar
    parashikon dënime me jo më pak se 3 (tre) vjet heqje lirie. Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm në ato raste kur vërtetohet se dënimi është dhënë për motive politike;
    ë) nuk përbën kërcënim për rendin publik dhe sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje