Marrja e pasurise se lene me testament

Pershendetje,

Si kalohet pronesia ne emrin tim ne lidhje me pronen e lene me testament nga babai para se ai te vdiste? Ai ka perjashtuar cdo pjesetar tjeter (femijet, nenen, familjaret…) nga trashegimia. Testamenti eshte bere me noter ne vitin 2009 . Ju falenderoj


Qytetari: R. S. Data: 5 December , 2020, Kategoria: Civile - Trashegimia.

One response to “Marrja e pasurise se lene me testament”

  1. 1

    Pershendetje

    Në testament, personi që është gjallë, mund të përjashtojë pjesëtarë të familjes, pra pasurinë e vet (ose pjesen e tij takuese te pasurise) ia lë vetëm një personi, ose mund ta ndajë ndërmjet disa personave në pjesë të barabarta ose jo. Kjo është në varësi të dëshirës së personit që bën testamentin. Por personi që bën testamentin nuk ka të drejtë që të përjashtojë nga testamenti fëmijët e mitur, të cilët vazhdojnë shkollën ose fëmijë me aftësi të kufizuara. Në këto raste nuk ka të drejtë dhe testamenti quhet i pavlefshëm.

    Testamenti hapet kur personi që e ka bërë atë, ndërron jetë. Te noteri që ka përpiluar testamentin, paraqitet një ose më shumë pjesëtarë të familjes së personit që ka vdekur dhe duke i paraqitur certifikatën e vdekjes së personit dhe certifikatën e gjendjes familjare, ku shënohen trashëgimtarët e tij, i kërkojnë noterit që të hapë dhe të lexojë testamentin që ka lënë i afërmi i tyre. Vetëm ata kanë të drejtë të kërkojnë hapjen e testamentit.

    Ne vijim, pasi eshte celur testamenti dhe eshte hartuar deshmia e trashegimise testamentare, duhet te paraqisni kerkesen per regjistrimin e deshmise prane ASHK-se, per kalimin e pronesise ne emer te personave qe prona u eshte lene me testament. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet