Marrja e pamjeve filmike të gjyqeve

Pershendetje,

Jam nje ish i dënuar në Gjykatën e e Krimeve te Renda. Dua te di nese kam të drejtë të kerkoje pamje (regjistrimet audio video) te seancave te mia gjyqesore?  Ku duhet të drejtohen, dhe çfarë kosto kanë nëse bëhet? Ju faleminderit


Qytetari: N. L. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Marrja e pamjeve filmike të gjyqeve”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Si pale e interesuar keni te drejte ne cdo kohe te merrni nje kopje te regjistrimeve audio te seances gjyqesore. Kjo mundesohet duke dorëzuar pranë Sekretarisë së Gjykatës formularin tip (kerkese per kopje te regjistrimit audio), të shoqëruar nga një CD apo DVD.

    Tarifa e shërbimit për marrjen e kësaj kopjeje është e barabartë me tarifat e tjera për kopje të dokumentacionit, që janë pjesë e dosjes gjyqësore, sipas percaktimeve ne Udhezimin e Perbashket te Ministrise se Drejtesise dhe Ministrise se Financave nr. 33, date 29.12.2014.

    Me poshte linku ku mund te gjeni formatin e formularit qe duhet te depozitoni prane sekretarise se Gjykates: http://gjykata.gov.al/media/1230/formulari_per_terheqje_kopje_cd_audio.pdf

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet