Pershendetje,
Para 2 – 3 muajve kam depozituar nje kerkese – padi ne baze te nenit 169 te K.C, per nje prone qe eshte e pa privatizuar ende. Ende nuk ka date seance per kete gjyq. Pyetja ime eshte nese mund te merret ndonje mase sigurie – padie ne menyre qe personi x te mos e privatizoje kete objekt deri sa gjykata te shprehet me vendim per fitimin ose jo te pronsise te ne baze te nenit 169?
Mbetem ne pritje te nje pergjigje, Faleminderit ,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Ne parim ekziston mundesia qe ju te paraqisni kerkese per marrjen e mases se sigurimit, duke kerkuar vendosjen e sekuestros konservative mbi pasurine objekt i gjykimit, deri ne zgjidhjen e ceshtjes per fitimin e pronesise me parashkrim fitues pa titull. Ju keni te drejte te paraqisni kerkesen ne cdo moment, derisa gjykata nuk ka marre vendim. Gjykata eshte e detyruar qe brenda 5 diteve nga marrja e kerkeses te shprehet per masen e sigurimit. Vendimi i gjykates mund te merret ne dhome keshillimi, ose mund te therrase palet. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale dhe rrezikun e pandemise, me shume mundesi gjykata do ta vleresoje kerkesen ne dhome keshillimi. Per te vendosur marrjen e mases se sigurimit te padise, eshte e nevojshme qe kerkesa te mbeshtetet ne prova me shkrese dhe t’i krijohet bindja qe rrezikohet ekzekutimi i vendimit te gjykates ne rast se pritet derisa ceshtja te zgjidhet me vendim perfundimtar. Pra paraqitja e kerkeses nuk do te thote domosdoshmerisht pranimin e saj nga ana e gjykates. Ne rast se gjykata vendos rrezimin e kerkeses, ju nuk keni te drejte te beni ankim, por mund ta riperserisni kerkesen.