Marreveshja mes paleve ne procedimin penal

Jemi zene ne grup me 2 persona prej pales kundershtare dhe ato kane mbetur te plagosur me bicak.
Ne kete rast pajtesa eshte bere mes paleve (midis nesh) dhe te lenduarit deshmojne qe nuk e kane pare se kush qelloj me biçak, cili e mban fajin ne kere rast? Faleminderit,


Qytetari: T. M. Data: 23 December , 2019, Kategoria: Penale.

3 responses to “Marreveshja mes paleve ne procedimin penal”

  1. Nese ka filluar ndonje procedim penal per plagosje te lehte me dashje, eshte prokuroria qe heton fajin dhe ne fund nese cmon se ka prova te mjaftueshme e dergon ceshtjen ne gjyq.Me pas eshte Gjykata qe vendos ka ose jo faj ndonjeri nga ju.ndersa “pajtesa” eshte vetem rrethane lehtesuese dhe nuk te perjashton nga vepra penale ose Kundravajtja Penale, nese ka.

  2. Suela Sulkja Suela Sulkja says:

    Pershendetje !
    Me ndryshimet e reja qe ka pesuar Kodi i Procedures Penale ju sqarojme se
    Nga çasti i regjistrimit të emrit të personit që i atribuohet vepra penale derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, prokurori, i pandehuri, ose përfaqësuesi i tij i posaçëm mund të propozojnë arritjen e një marrëveshjeje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe për caktimin e dënimit.
    Në bisedimet për arritjen e marrëveshjes prania e mbrojtësit të të pandehurit është e detyrueshme. Arritja e marrëveshjes lejohet për veprat penale, për të cilat ligji parashikon një dënim në maksimum jo më shumë se 7 vjet burgim. Ky kufizim nuk gjen zbatim në rastin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

    Marrëveshja bëhet me shkrim dhe përmban me pasojë pavlefshmërie:

    apërshkrimin e qartë të faktit penal, për të cilin akuzohet i pandehuri dhe cilësimin e tij juridik;

    bdeklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit;

    cllojin dhe masën e dënimit penal kryesor, dënimit plotësues, si dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, për të cilat palët kanë rënë dakord;

    çdisponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, si dhe për konfiskimin e mjeteve e produkteve të veprës penale, sipas nenit 36 të Kodit Penal;

    dnë rastin kur është legjitimuar paditësi civil, pëlqimin e tij me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri;

    dhshumën e shpenzimeve procedurale;

    enënshkrimet e palëve dhe të mbrojtësit.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, prokurori njofton viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke i dërguar kopje të saj.

    5Marrëveshja me kusht për pranimin e pjesshëm të akuzave është e papranueshme.

  3. Duhet kuptuar që marrëveshja gjatë procedimit penal nuk shmang përgjegjësinë penale. Marrëveshja gjatë procedimit bëhet me Organin e Akuzës dhe miratohet nga gjykata. Në rastin tuaj nuk është marrëveshje gjatë procedimit, por marrëveshje që nuk e njeh ligji. Në rast se të lënduarit deklarojnë se nuk e kanë pare se kush ka gjuajtur me thikë është çështje provueshmërie, në raport me të gjithë provat e tjera dhe deklarimit që kanë dhënë pranë OPGJ-së.
    Në rastin tuaj ka një mënyrë tjetër për të shmangur përgjegjësinë penale. Kjo varet nga lloji i veprës penale që ju atribuohet.
    Në rast se vepra penale është “Plagosje e lehtë me dashje”, atëherë të lënduarit mund të tërheqin kallëzimin e bërë dhe çështja pushohet (sepse është vepër penale që nuk ndiqet kryesisht nga prokurori).
    Në rast se vepra penale është “Plagosje e rëndë me dashje”, atëherë kallëzimi bërë nuk mund të tërhiqet më sepse çështja ndiqet kryesisht dhe do ndjekësh procedurën gjyqësore të provueshmërisë të faktit penal.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet