Marredhenie pune

Pershendetje,

Doja te pyesja nese mund te perfitoje nga paketa e zgjeruar e ndihmes financiare ne lidhje me shumen 40 mije lek, e cila do jepet ne ndihme te punonjesve?

Une jam shkeputur nga siguracionet (marredheniet e punes) nga data 11 mars 2020. Kompania ku punoja ishte biznes i madh dhe aktiviteti i tyre qendron i hapur sepse eshte kompani prodhimi. Shkaku i shkeputjes time nga puna ishte per arsye shendetesore.

Ju faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 15 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Marredhenie pune”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje

    Ndihma financiare e akorduar nga shteti, e quajtura ndryshe “paga e luftes” perfshin ato persona te cilet kane nderprere marredheniet e punes PAS shfaqjes se pandemise shkaktuar nga Covid-19.
    Ne qofte se ju, ashtu sic thoni, keni nderprere marrdheniet e punes per arsye shendetesore dhe jo per shkak te covid-19 dhe biznesi ku punonit vazhdon te qendroje hapur, atehere nuk beni pjese ne kategorine e subjekteve qe mund te perfitojne kete ndihme.
    Faleminderit.

  2. Pershendetje

    Paketa e ndihmes financare parashikohet për periudhën pas ndërprerjes së aktivitetit ekonomik ose marrëdhënieve të punës për shkak të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
    Ju deklaroni qe keni shkeputur marredheniet e punes per arsye shendetsore dhe jo nga mbyllja e aktivitetit apo pamundesia e kompanise per te vazhduar marrdhenien e punes me ju, per shkak te situates se krijuar nga Covid -19. Ne keto kushte vleresoj qe nuk mund te jeni perfituese e paktes per ndihme financiare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet