Pershendetje !
Kam nje problem pronesie me kufitarin.Dua te njihem me dosjen dhe praktiken se si ka mare certifikaten sepse ajo prone figorn shtet dhe pronaret e vertete jane ne emigrim,sepse kam dyshime qe e ka marre me fallsifikim dokumentesh me vendim gjykate pa pale kundershtare pasi nuk ka vendim te komisionit te kthimit te pronave per kete pasuri.Cfare me sugjeroni te bej pasi te njihem me praktiken dhe aty te kete nje vendim korruptiv gjykate ?
Faleminderit
One Response
Pershendetje,
Ju duhet ti drejtoheni ASHK-se perkatese me kerkese per informacion mbi statusin juridik te prones, per kete duhet te provoni legjitimitetin, kerkesa kryhet ne portalin qeveritar e- Albania, ne opsionin:Aplikim për verifikimin online të gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme, linku si ne vijim: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9438
Ne lidhje me pretendimet tuaja ju referojme te drejtoheni prane qendrave te sherbimit te ndihmes juridike paresore ne vendbanimin tuaj per te perfituar sherbim ligjor falas nese jeni subjekt i ligjit Nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga shteti”.
Faleminderit!