Ma kane refuzuar ndihmen sociale

Pershendetje,

Jam nje qytetar nga Berati, i martuar dhe me tre femije. Kam aplikuar per ndihmen ekonomike dhe ma kane refuzuar. Nuk kemi te ardhura te tjera. Une dhe bashkeshortja jemi te dy pa pune. Ju lutem me ndihmoni sesi te veproj ne kete rast? Faleminderit


Qytetari: Z. F. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ma kane refuzuar ndihmen sociale”

  1. Pershendetje,

    Ju mund te aplikoni serish cdo muaj nga dt 1-10 per perfitimin e ndihmes ekonomike. Nese nuk perfitoni nga skema e ndihmes ekonomike, ju mund te kerkoni qe te trajtoheni me ndihme ekonomike nga bashkia, permes fondeve te saj ose fondit 6 % i kushtezuar per ndihmen ekonomike.

    Ne rast se vleresoni se vendim-marrja e institucioneve ne lidhje me aplikimet tuaja per ndihme ekonomike eshte e padrejte, ju bejme me dije se ju mund te ankoheni brenda afateve ligjore, fillimisht prane bashkise/njesise administrative dhe me pas prane struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet