Pershendetje. Une jam e fejuar. Te fejuarit i ka dal llotaria amerikane kete vit. Problemi eshte qe ai para se te dilte llotaria, ka ber nje martese per ndryshim mbiemri dhe ne dokumentat e marteses, figuron dhe zonja ne fjale (qe nuk ka lidhje fare me tim shoq). Dokumentat fillestare per Ameriken, jane derguar sebashku me emrin e saj normalisht. Ai eshte ne proces divorci. A ka te drejte te bej ndryshim te certefikates familjare para se te hyje ne takimin per vizen amerikane? (ne menyre qe te figuroj i celebruar me mua) A lejohet nje gje e tille? Shume faleminderit sepse jam shume e stresuar.
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Nuk mund te kryhet asnje nderhyre ne cerfitikaten familjare pa perfunduar procesi i zgjidhjes se marteses dhe vendimi i gjykates te kete marre forme te prere. Pasi kjo te ndodhe, Gjykata e dergon nje kopje te vendimit, prane Njesise administrative ku ka venddbanimin ish-bashkeshorti juaj, per te bere ndryshimet perkatese. Pasi te kryhet ky proces, ju mund te kryeni celebrimin e marteses.
Faleminderit