llogaritja e raportit te lindjes bazuar ne pagan e vitit te fundit.

pershendetje, une kam marre lejen e lindjes qe me takonte, pasi nuk e mori bashkeshortja, duke u nisur nga paga ime aktuale, paga e raportit mjeksor duhet te me dilte shume here me e larte nga cme kan kaluar sigurimet. Ju lutem doja te dija ku mund te bej nje ankese ? ose nese ka ndonje tavan ligjore per pagen e raporteve mjeksore?

Qytetari: A.M.
Data: 29 Shtator 2023, Kategoria: Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje,
    Ne nenin 27,te Ligjit “Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është përcaktuar se:
    1.E ardhura për barrëlindje i paguhet gruas së siguruar për barrën dhe lindjen e fëmijës, kur ajo ka 12 muaj periudhë sigurimi, për çdo rast përfitimi. Përjashtohet nga rregulli për periudhën e sigurimit rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindjen e radhës ndodh brenda 24 muajve nga data e lindjes së fëmijës së mëparshëm;
    2.Periudha e përfitimit do të jetë 365 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditësh pas lindjes së fëmijës. Për gruan që do të ketë në barrë më shumë se një fëmijë, periudha e përfitimit do të jetë 390 ditë kalendarike, duke përfshirë një minimum prej 60 ditë para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijëve;
    3.E ardhura për barrëlindje për gruan e siguruar është:
    a)80 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes të së drejtës për pagesë për periudhën e paralindjes dhe për 150 ditë kalendarike pas lindjes;
    b)50 për qind e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të dymbëdhjetë muajve të fundit nga data e lindjes së të drejtës për pagesë për periudhën tjetër në vazhdim.

    Neni 27 pika 7 eshte shprehur se “Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, të drejtën e lejes për kujdes ndaj fëmijës e ka edhe babai ose birësuesi i siguruar, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna.”

    Pra nese ju jeni ne kushtet e mesiperme dhe nuk jeni dakord mbi menyren e pageses se raportit te lindjes mund te paraqesni ankese prane Drejtorise Rajonale te Sigurimeve Shoqerore ne vendbanimin tuaj.
    Faleminderit!

Lini një Përgjigje