Lirimi me kusht

Pershendetje,

Bashkeshorti im eshte denuar me 5 vjet burg dhe deri tani ka bere 33 muaj burg … A e perfiton lirimin me kusht? Faleminderit,


Qytetari: B. K. Data: 14 January , 2021, Kategoria: Penale.

One response to “Lirimi me kusht”

  1. Përshëndetje,
    Neni 64 i Kodit Penal parashikon se: “I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:
    – jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;
    – jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;
    – jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi mbi 5 vjet deri në maksimumin e parashikuar nga ligji, me përjashtim të parashikimeve në paragrafin 3 të këtij neni.

    Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.
    Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për
    të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

    Nisur nga sa relatoni ne pyetjen tuaj, rezulton se nuk jane plotesuar kushtet ligjore (ne lidhje me masen e denimit te vuajtur) per te bere kerkesen per lirimin me kusht. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet