Lirimi me kusht

Pershendetje a mund te perfitoj lirim me kusht nje i denuar qe i kan mbetur dhe 1 vit e 2 muaj burg?

Qytetari: E.L.
Data: 26 Shtator 2022, Kategoria: Penale

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Lirimi me kusht parashikohet ne Nenin 64 te Kodit Penal, sipas te cilit “I denuari me burgim mund te lirohet me kusht, nga vuajtja e denimit vetem me arsye te vecanta,nese me sjelljen dhe punen e tij tregon se me denimin e vuajtur eshte arritur qellimi per edukimin e tij, si dhe ka vuajtur:
    • Jo me pak se gjysmen e denimit te dhene per kundravajtje penale.
    • Jo me pak se 2/3 e denimit te dhene per krime me mase denimi gjer ne 5 vjet.
    • Jo me pak se ¾ e denimit te dhene per krime me mase denimi nga 5-25 vjet burgim.
    Varesisht vepres penale per te cilen jeni denuar, duhet te keni plotesuar afatet e mesiperme te kryerjes se denimit, ne menyre qe te keni te drejten te perfitoni lirimin me kusht. Gjithashtu e drejta e perfitimit te lirimit me kusht, sikunder percaktohet ne nenin me siper, lidhet me arsye te vecanta dhe sjelljen e te denuarit. Ne lidhje me “arsyet e vecanta” Gjykata e Larte ka bere nje interpretim unifikues, i cili cileson keto arsye si rrethana konkrete, të cilat provojnë se me dënimin e vuajtur është arritur qëllimi për edukimin dhe i dënuari është i gatshëm të riintegrohet në shoqëri.
    Ne cdo rast nuk lejohet lirimi me kusht per te denuarit e perjetshem, vetem ne raste te vecanta, pasi te kene vuajtur 25 vjet, per te denuarit perserites ne krime. Faleminderit.

Lini një Përgjigje