Lirimi i te burgosurve per shkak te COVID-19

Përshëndetje!

Duke marrë shkas nga lejet që po jepen në kuadër të virusit Covid -19 , desha t’ju shpreh një ankesë.
Kam vëllain në burg, i cili eshtë dënuar thjesht për vjedhje . Sot nëpërmjet juristit të burgut mësuam se komisariati i policisë ka çuar një shkresë ku thotë se : X.Y (vëllai që është në burg) është person i rrezikshmërisë së lartë prandaj nuk duhet të dalë me këtë leje (për virusin). Vellai im ka kryer më shumë se gjysmën e dënimit. Nuk ka asnjë shkelje dhe nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese deri tani në ambientin ku ai po kryen dënimin. Pra ka sjelle të mirë. Nuk e di ku janë bazuar këta zotërinjtë e policisë për “rrezikshmëri të lartë”.
Kërkoj nga ana juaj të më ndihmoni në zgjidhje të kësaj problematike. Ku mund te adresohem? Cfare duhet te bej?

Faleminderit .


Qytetari: K. L. Data: 28 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lirimi i te burgosurve per shkak te COVID-19”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Ne aktin normativ Nr.7, datë 23.3.2020 “Per qendrimin e perkoheshem ne shtepi te te denuarve”, percaktohen kriteret per perfitimin e lejes se vecante, si dhe kriteret ndaluese për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Duke mos patur te dhena konkrete ne lidhje me vepren penale per te cilen eshte denuar vellai juaj, sa kohe i ka mbetur pa vuajtur nga denimi apo rrethana te tjera, nuk jemi ne gjendje te vleresojme nese ploteson apo jo kriteret sipas ketij akti, për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.

    Ne lidhje me bazueshmerine ne ligj te shkakut te refuzimit qe referoni ne pyetjen tuaj, ju bejme me dije se ky shkak parashikohet ne akt normativ, ku shprehimisht percaktohet se nuk perfitojne të gjitha ata persona që paraqesin rrezikshmëri shoqërore ose sjellin pasoja për rendin dhe sigurinë publike. (Neni 5, pika 2, germa “c” e Aktit Normativ).

    Në rast se se vleresoni se vellai juaj plotëson kriteret për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi dhe refuzimi i miratimit te kësaj lejeje të veçantë nga Komisioni i IEVP-së eshte i padrejte, atehere i dënuari ose përfaqësuesi ligjor i tij mund të paraqesë ankim pranë Komisionit të Posaçëm të Shqyrtimit të Ankimeve, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga data e marrjes së vendimit.
    Vendimi i Komisionit të Posaçëm për Shqyrtimin e Ankimeve për refuzimin e ankimit të të dënuarit mund ankimohet në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.

    Me poshte linku ku mund te konsultoheni me aktin normativ: https://portavendore.al/wp-content/uploads/2020/03/Akt-normativ-nr.-7-dt.-23.03.2020-P%C3%ABr-q%C3%ABndrimin-e-p%C3%ABrkohsh%C3%ABm-n%C3%AB-sht%C3%ABpi-t%C3%AB-t%C3%AB-d%C3%ABnuarve_compressed.pdf

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet