Lirimi i perkoheshem i te denuarit

Pershendetje , kam vellai ne burg i akuzuar per prostuticion para 4 vitesh. Ai eshte denuar 8 vjet … dhe i kan mbetur dhe 4 vite , eshte 60 vjec … dhe a mund ta perfitoj ai qe te dali 3 muaj nga burgu dhe te qendroj e shtepi ? Çfare proçedure duhet te ndjek te cili duhet ta dergoj shkresen


Qytetari: M. B. Data: 24 March , 2020, Kategoria: Penale.

6 responses to “Lirimi i perkoheshem i te denuarit”

  1. Pershendetje! Praktika e jone gjyqesore por edhe admistrative- gjyqesore tashme eshte e pasur me trajtimet e rasteve te trajtuara nga instituti i quajtur, Amnisti dhe besoj qe edhe pergjigje nuk eshte veshtire te gjendet per rastin e juaj! Por ju duhet qe te dergoni dispoziten, nenin-paragrafin, konkret qe vellai i juaj eshte denuar, dhe se dyti sa eshte koha vuajtjes se denimit!

  2. Vepra penale konkrete duhet perfshihet te rastet kur mund te merret leje tre mujore.
    I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore nese eshte mbi 60 vjec dhe i kane mbetur me pak se 5 vite denim.
    Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin e lejes së veçantë , kryhet fillimisht nga komisionet për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP
    Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.

  3. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Ne perputhje me Aktin normativ nr. 4, te dt 23.03.2020, do te perfitojne leje te vecante, per nje periudhe 3 mujore rreth 600 te denuar te cilet vuajne denimin prane IEVP-ve perkatese. (kujdes! Jo te gjithe do te mund te perfitojne, pasi nje pjese mund te mos plotesojne kushtet e percaktuara ne kete Akt).
    Kushtet qe duhet plotesoje i denuari me qellim fitim e lejes se vecante, jane kur plotesohet nje nga 2 rastet e meposhteme:
    1. është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të dyja kushtet e mëposhtme:
    1.a. I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në tre vjet burgim;
    1.b. Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ (me fjale te thjeshta ka kryer vepra jo te renda. Pra si vepra penale si personi qe e ka kryer nuk duhet te parqese rrezik te larte shoqeror, – si psh. vrasje, krime me dashje kunder shendetit, kunder femijeve, martese, krime seksuale, krime me banda te armatosura dhe organizata kriminale, grupe te armatosura etj)
    2. është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë dhe përmbush të gjitha kushtet e mëposhtme:
    2.a I ka mbetur pa vuajtur nga dënimi i dhënë deri në pesë vjet burgim;
    2.b Është baras ose mbi moshën 60 vjeç;
    2.c Vuan nga një sëmundje kronike e rrezikshme për jetën, e vërtetuar me dokumentet mjekësore përkatëse, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi
    2.d Nuk është në kriteret ndaluese të parashikuara në nenin 5, të këtij akti normativ (Pra te kete kryer nje veper e cila nuk ka rrezikshmeri te larte publike, si me larte sqarimi).
    Kriteret daluese, pra qe personi, i denuari nuk e perfiton dot lejen e vecante jane ato te parashikuara ne nenin 5 te aktit normativ nr. 23, dt 23.03.2020, ne te cilin ne piken 1 te tij percaktohen se cilat jane veprat penale te kryera nga i denuari, ku per shkak te rreziksmerise se larte te llojit te vepres dhe rrezikut qe paraqet vete i denuari, nuk leshohet. Parashikohen dhe nje pike tjeter, 2 pika, e cila percakton se, pavaresisht se nuk eshte ne kushtet e pikes 1, sa me siper, i denuari mund te mos perfitoje edhe se:
    a) Është në hetim ose është dënuar për një vepër tjetër penale gjatë qëndrimit në institucion;
    b) Ka marrë një masë disiplinore gjatë gjashtë muajve të fundit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi për trajtimin e të dënuarve;
    c) Paraqet rrezikshmëri shoqërore ose ka pasoja për rendin dhe sigurinë publike;
    ç) Nuk ka një banesë ose familjarët e tij nuk japin pëlqimin për të qëndruar në të njëjtën banesë, gjatë periudhës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi.
    Nese ju gjykoni se jeni brenda kushteve ku i plotesoni kriteret per perfitimin e lejes se vecante duhet te drejtoheni me kerkese Komisionit te IEVPS-se ku zoteria po vuan denimin, se bashku me 2 formulare te tjere tip, ai i marrjes se pergjegjesise nga i denuari si dhe nje formular tjeter tip i cili plotesohet nga familjaret e tij, te cilet japin pelqimin qe i denuari te qendroje ne shtepi.
    Keta formulare mund te gjenden dhe ne faqen e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve. Dokumentat qe duhet te plotesohen nga familjaret jane: 1.Vertetim banese;2. Certifikate familjare dhe Deklarate perkatese. Nisur nga situat jo e zakonte nje gje tille do te kryehet nga vete Insitucioni (pra mbledhja e dokumentave).
    Ne vijim, kerkesa do te duhet te shqyrtohet nga Komisioni i IEVP-se dhe me pas merret vendimi mbi leshimin ose jo te lejes se vecante, ne perputhje me plotesimin ose jo te kritereve nga i denuari.

  4. Elis Bilali Elis Bilali says:

    Pershendetje! Ne pergjigje te pyetjes suaj, dua te sqaroj se ne rastin konkret ne baze te nenit 5, kriteret perjashtuese te aktit normativ nr.7/2020, vellai juaj nuk perfiton pasi eshte deklaruar fajtor per trafik lendesh narkotike parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

  5. Nisur nga pershkrimi qe i beni vepres “Prostitucion” besoj se jeni subjekt i aktit normativ, pasi veprat ku shfaqet figura e prostitucionit nuk figurojne nder ato perjashtimore. ne lidhje me proceduren Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin behet fillimisht praneIEVP ku po vuan denimin nga nje komison i posacem. I dënuari paraqet kërkesën për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi së bashku me formularin e marrjes së përgjegjësisë si dhe familjarët e tij japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit.

  6. 2

    I dënuari mund të përfitojë leje të veçantë qëndrimi të përkohshëm në shtëpi për një periudhë 3-mujore nese eshte 60 ose mbi 60 vjec dhe i kane mbetur me pak se 5 vite denim. Vepra penale konkrete duhet perfshihet te rastet kur mund te merret leje tre mujore. Por qe te perfitoje kete leje duhet te plotesoj nje kriter tjeter te rendesishem e vertetuar nga institucionet kompetente e cila eshte, sëmundja kronike e rrezikshme për jetën”, një sëmundje kronike, nga e cila vuan i dënuari dhe që, e shoqëruar me ndikimin që infeksioni i shkaktuar nga COVID-19 mund të këtë mbi organizmin e të dënuarit, në rast se infektohet, mund të sjellë dëmtimin e rëndë të shëndetit ose humbjen e jetës të të dënuarit.

    Vlerësimi i kushteve dhe i kritereve për përfitimin e lejes së veçantë të qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, kryhet fillimisht nga komisionet për vlerësimin e kushteve dhe të kritereve në çdo IEVP (burgun ku vuan denimin i burgosuri) (Komisioni i IEVP).
    I dënuari paraqet kërkesën për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi së bashku me formularin e marrjes së përgjegjësisë si dhe familjarët e tij duhet te japin pëlqimin për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi të të dënuarit.
    Komisioni i IEVP-së vlerëson kërkesën për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, jo më vonë se 5 (pesë) ditë nga paraqitja e kërkesës të të dënuarit në institucion. Në rast se komisioni vlerëson që i dënuari i përmbush kushtet për përfitimin e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi, atehere drejtori iPërgjithshëm i Burgjeve miraton lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi. Në rast të kundërt, Komisioni i IEVP-së refuzon miratimin e saj.
    Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, kur çmon që propozimi i Komisionit të IEVP-së është i sakte, brenda 3 (tre) ditëve nga marrja e propozimit së bashku me dokumentacionin përkatës, miraton lejen e veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.
    Në urdhrin e lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi përcaktohen data e fillimit dhe data e përfundimit të lejes së veçantë për qëndrimin e përkohshëm në shtëpi.
    Urdhri i njoftohet menjëherë strukturës vendore të Policisë së Shtetit, në bashkinë ku ka vendbanimin i dënuari.
    Në rast se, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ, nuk është deklaruar përfundimi i gjendjes së epidemisë nga autoritet përgjegjëse, sipas parashikimit të legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe të sëmundjeve ngjitëse, periudha e qëndrimit të përkohshëm në shtëpi të subjekteve përfituese të lejes së veçantë zgjatet me 3 (tre) muaj të tjerë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet