Ligji për bonusin e qirase

Përshëndetje,

Doja të dija ne baze te të ardhurave që kam (te lutem shiko dokumentacionin bashkelidhur), sa do jete masa (vlera) e bonusit te qirase qe duhet te perfitoje? Faleminderit,

Qytetari: S.C.
Data: 12 Janar 2021, Kategoria: Strehim

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me subvencionimin e qirase ne banese sociale, masa e subvencionit është në varësi të nivelit të të ardhurave të familjes. Subvencioni mund të mbulojë deri në 100 për qind të qirasë sociale, për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe ato që janë në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike, pavarësisht nëse nuk e kanë përfituar atë, dhe që strehohen në banesa sociale me qira.
    Ne lidhje me subvencionimin e qirasë në tregun e lirë, vlera e subvencionit të qirasë mund të jetë deri në 100 për qind e vlerës së qirasë mesatare të banesave në tregun e lirë për njësinë e vetëqeverisjes vendore ku jepet ky subvencion. Pagesa që duhet të bëjë familja për diferencën ndërmjet qirasë së tregut dhe vlerës së subvencionimit të qirasë nuk duhet t’i kalojë 25 për qind të të ardhurave të familjes.

    Lutem mbani ne konsiderate qe Ligji 22/2018 “Per Strehimin social” percakton se “Të ardhura familjare” janë të ardhurat periodike që siguron familja nga pagat, veprimtaria ekonomike, pagesat që marrin pjesëtarët e familjes që kujdesen për personin me aftësi të kufizuar, interesat e depozitave bankare, të ardhura nga persona të tretë, qiratë nga prona të paluajtshme.
    Në këto të ardhura, per efekt te perllogaritjes se mases se subvencionit te qirase, nuk përfshihen të ardhura nga ndihma ekonomike, pagesat e papunësisë, përfitimet e personave me aftësi të kufizuara, te ardhurat nga rimbursimi i shpenzimeve për energji elektrike; nga rimbursimet për ilaçe e mjekime për të sëmurët kronikë dhe nga paketa higjieno-shëndetësore për personat me aftësi të kufizuar.

    Aplikimi i individit/familjes për të përfituar nga subvencionimi i qirasë do të bëhet pranë njësisë administrative ku keni vendbanimin. Nisur nga kategoria qe perfaqesoni, ju keni perparesi në subvencionimin e qirasë sipas sistemit të pikëzimit. Per t’u informuar mbi metodiken e perllogaritjes se mases se bonusit te qirase dhe percaktimin e vleres (mases) konkrete qe ju mund te perfitoni, ju mund te kerkoni informacion prane njesise administrative ku keni aplikuar per perfitimin e bonusit te qirase. Faleminderit,

Lini një Përgjigje