Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Ligji nr. 4/2020


Warning: explode() expects parameter 2 to be string, array given in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 38

Warning: Invalid argument supplied for foreach() in /home/akseso141/public_html/wp-content/plugins/accesspress-anonymous-post-pro/inc/cores/content-filter.php on line 40

Pershendetje,

Me ka ardhur ky njoftim (shiko dokumentin bashkelidhur) nga banka ku me kerkon nje vetdeklarim. Nuk jam i qarte rreth ligjit nr.4/2020 edhe pse arrita ta lexoj personalisht duke mos pasur kulture juridike. Cfare mund te me thoni ne kete rast (si duhet ta kuptoj) dhe si duhet te veproj une si individ ne kete rast ? Po ne rast se nuk e plotesoj kete vetdeklarim cilat jane pasojat? Faleminderit,


Qytetari: P. T. Data: 17 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ligji nr. 4/2020”

  1. Pershendetje,

    Ligji Nr. 4/2020 “Për Shkëmbimin Automatik të Informacionit të Llogarive Financiare”, percakton detyrimin e institucioneve financiare (banka ne kete rast) per raportimin e llogarive bankare (te identifikuara) prane Autoritetit Kompetent (Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT). Qellimi i ketij ligji eshte sigurimi i zbatimit te Konventes perkatese ku Shqiperia aderon, per shkëmbimin automatik te informacionit të llogarive financiare, për shmangien e mashtrimit tatimor dhe të evazionit fiskal.

    Per kete arsye, ju jeni identifikuar dhe njoftuar nga banka per te realizuar vetdeklarim ne lidhje me llogarite tuaja bankare. Mosdorëzimi në afat i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar/ dorëzimi i pasaktë i informacionit të detyrueshëm për t’u raportuar/ mosdhënia e informacionit të kërkuar/ kryerja e deklarimit të rremë ose cdo veprim ose mosveprim tjeter ne kundërshtim me parashikimet e këtij ligji, konsiderohen kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë sipas shkeljes konkrete.

    Per nje informacion me te detajuar mbi standardet e reja globale per shkembimin automatik te informacionit, angazhim i ndermarre edhe nga Shqiperia, Jeni te lutur te aksesioni linkun me poshte: https://www.tatime.gov.al/c/6/455/shkembimi-automatik-i-informacionit

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet