Ligji i ri per dhunen

Pershendetje juristionline
Ne lidhje me ndryshimet ligjore per dhunen ne familje,
1) Cfare afati ka largimi i dhunuesit ne menyre te menjehershme nga banesa? Per sa kohe qendron kjo mase?
2) Mund te me interpretoni piken qe thote se te gjitha rastet e dhunes, pervec se gjykates civile, do ti kalojne dhe prokuroise per hetime? Faleminderit,


Qytetari: A. A. Data: 15 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ligji i ri per dhunen”

  1. Pershendetje!

    1. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” te ndryshuar, percakton se mbrojtja ndaj dhunes ne familje sigurohet duke larguar menjehere te paditurin/en (dhunuesin/en) nga banesa per nje afat kohor te caktuar me urdher te gjykates dhe te mos e lejoje te rihyje ne banese pa autorizimin e gjykates. Pra, afati i largimit te paditurit/es (dhunuesit/es) nga banesa percaktohet ne urdherin e gjykates.
    2. Ligji kundra dhunes ne familje percakton se gjykatat civile mund te vendosin masa mbrojese (urdher mbrojtjeje/urdher i menjehershem mbrojtjeje) per viktimat e dhunes ne familje. Pervec mjeteve civile (urdherave te mbrojtjes) per t’u mbrojtur nga dhuna, ekziston edhe mundesia ne baze te Kodit Penal per tu nisur nje procedim penal ndaj dhunuesit. Ne baze te Kodit Penal dhuna ne marredheniet familjare, keqtrajtimi i te miturve si dhe perndjekja nga persona qe kane pasur apo kane lidhje shpirtërore me viktimen e dhunes perbejne vepra te posaçme penale.

    Nese keni ndonje pyetje tjeter ose paqartesi per sa me siper shpjegohet, ju mund te telefoni falas ne Nr. Jeshill 0800 10 10, nga e hena ne te premte, ora 10:00-14:00, ku mund te diskutoni me ne detaje problematiken tuaj me juristet e platformes. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet