Ligji 7652, dt. 23.12.1992

Pershendetje te nderuar Avokatë!

Kam nje pyetje e cila vijon me permbajtje si me poshte:

1 – Ne rast se nje person ka marre nje banese ne baze te ligjit 7652 dt. 23.12.1992 si i pastrehe, nderkohe qe ai ka patur dhe ka nje banese si mund te ankohesh?

2 – A mundet qe ai x person ta perfitoj kete banese? Dhe me e keqja eshte me 3 anetare ?

3 – A mund te konsiderohesh i pastrehe kur ke pasur dhe ke banese?

A ka ndonje baze ligjore apo dicka qe te ankohem dhe te perjashtohet ky person nga procesi i privatizimit? Pasi nuk kane hyre akoma ne proces privatizimi.

Duke ju falenderuar paraprakisht ne pergjigjen tuaj, duke me dhene nje zgjidhje pasi ka shume familje ne nevoje qe jane te pastrehe dhe shteti te mos bjere preh e mashtrimeve te ketyre personave…

Ju falenderoj per punen tuaj kaq humane!


Qytetari: K. K. Data: 9 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ligji 7652, dt. 23.12.1992”

  1. 1

    Pershendetje. Per te dhene nje mendim ligjor te sakte lidhur me ceshtjen konkrete, duhet te shqyrtohet dokumentacioni perkates. Megjithate, nisur nga sa ju parashtroni, mund t’ju themi si vijon:
    1. Aktualisht procedura e privatizimit te banesave (nese nuk eshte perfunduar ende) ndiqet nga Enti Kombetar i Banesave, Drejtoria Rajonale perkatese.
    2. Banesa kalonte ne pronesi te te gjithe personave madhore te familjes, qe banonin ne banese, ne baze te Autorizimit perkates. Nuk ka rendesi sa ishte numri i personave madhore, ata beheshin te gjithe bashkepronare.
    3. Ligji parashikonte qe nje person nuk mund te privatizonte njekohesisht dy banesa shteterore. Nderkohe te drejten per t’u perfshire ne listen e personave te pastrehe e kishin vetem ata qe ne kohen kur pajiseshin me banese, nuk kishin banese tjeter, pavaresisht nese kjo ishte shteterore apo private.
    Nese kontrata e privatizimit nuk eshte lidhur ende, ju mund t’i paraqisni informacionin qe dispononi prane Entit Kombetar te Banesave.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet