Ligji 7501

Pershendetje, babai im ishte mesues the banore ne fshatin e vendlindjes. Ne vitin 1994 mori ne baze te ligjit 7501, ne total 4500 m2. Ne familje ne jemi 4 persona, me perberje babai, mamaja, une (11 vjec) the vellai im (17 vjec). Sot vellai im thote se nga 4500 m2 i takon 1/4 pjese. A ka te drejte?

Faleminderit,


Qytetari: I. M. Data: 28 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Ligji 7501”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ne praktiken gjyqesore shqiptare dhe ne kuadrin ligjor ne lidhje me bashkepronesine e anetareve te familjes bujqesore, nuk ka nje praktike te unifikuar, per arsye te kolizionit apo ndeshjes se dispozitave te Ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token” me dispozitat e Kodit Civil, kapitulli per bashkepronesine e familjes bujqesore, si dhe neni 5/c te ligjit nr. 8337, date 30.04.1998 “Per kalimin ne pronesi te tokes bujqesore…”

    Sipas ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token”, vetem ata persona qe kishin lindur para dates 01.08.1991 kishin te drejte te perfitonin nga dispozitat e ligjit, per t’u bere bashkepronare ne pjese te caktuara te tokes bujqesore qe do te perfitonin pas shperberjes se kooperativave bujqesore dhe fermave buqjesore.

    Nderkohe, dispozitat e Kodit Civil, kapitulli per bashkepronesine, nuk jane koherente me dispozitat e ligjit “Per token” dhe keto dispozita theksojne se bashkepronesia ne familje bujqesore krijohet per shkak te gjinise, marteses, biresimit apo pranimit si anetar i saj (neni 222 i Kodit Civil). Sipas kesaj dispozite, rrethi i personave te bashkepronare mbi token bujqesore jo vetem qe nuk eshte i percaktueshem sipas kritereve te ligjit “Per token”, por ky rreth i bashkepronareve ka tendencen te rritet duke u dhene mundesine te behen bashkepronare mbi token bujqesore te shperndare ne vitin 1991, edhe personave qe lindin me vone, si dhe personave te tjere qe behen anetare te familjes bujqesore nepermjet marteses apo biresimit. Te njejtin karakter shtrires se rrethit te bashkepronareve ka edhe ligji 8337, date 30.04.1998.

    Ne vleresimin tim personal, ju nuk jeni bashkepronare te kesaj pasurie, pasi i mbetem qendrimit sipas ligjit nr. 7501, date 19.07.1991 “Per token”, ku percaktohej se perfitonin toke bujqesore vetem ata persona te cilet kishin lindur dhe ishin te perfshire ne gjendjen familjare te kryefamiljarit deri me date 01.08.1991. (nisur nga mosha qe referoni ne pyetjen tuaj, ne kete date ju nuk kishit lindur ende).

    Por, sic e theksova edhe me siper, ne lidhje me kete ceshtje ka qendrime dhe praktika te ndryshme midis juristeve dhe vete gjykatave, ku nje pjese i njohin te drejten e bashkepronesise mbi token bujqesore edhe femijeve te mitur, te lindur pas dates 01.08.1991.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet