Ligj per personat me aftesi ndryshe…

Pershendetje…a ekziston ne shqiperi nje ligj i posaçem ku thote se personat me aftesi ndryshe kane drejte te kene perparesi? Nese po a mund te ma jepni ju lutem???


Qytetari: L. H. Data: 20 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ligj per personat me aftesi ndryshe…”

  1. Kësaj pyetje i jam përgjigjur edhe më parë. Megjithatë po bëj edhe një sqarim të mëtejshëm. “Person me aftësi të kufizuar” dhe Person me aftësi ndryshe” janë e njëjta gjë. Termi “Person me aftësi ndryshe nuk është term ligjor”. Termi ligjor është “Person me aftësi të kufizuar”. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka asnjë ligj për personat me përgjegjësi të kufizuara. Prioritetet, avantazhet ose lehtësirat e personave me përgjegjësi të kufizuara janë të parashikuara në disa dispozita të ligjeve ose akteve nënligjore, por jo të këtë një ligj specifik për trajtimin ose prioritetet e këtij grupi. Psh: Disa prioritete janë të vendosura në Ligjin 57/2019 “Për asistencës sociale në Republikën e Shqipërisë”. Po kështu ka edhe akte të tjera normative që vendosin prioritete ose avantazhe për këtë kategori personash.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet