Lidhur me veprimet dhe mosveprimet si edhe me abuzimin me detyrat.

Përshëndetje dhe duke ju uruar punë të mbarë kërkoja një këshillë ligjore nga ana juaj pasi nuk po arrij të gjej të drejtën me IMTV Librazhd.
Fillimisht problematika ka qenë vendosja e një paneli diellor në mënyrë të jashtëligjshme në taracën e pallatit ku unë banoj dhe jam nën taracë. Pasi nuk isha dakort me vendosjen e këtij paneli , pa u riparuar taraca fillimisht, bëra ankesa të shumta pranë IMTV Librazhd dhe Bashkisë Librazhd por asnjëherë ndonjë përgjigje serioze për zgjidhjen e situatës.
Pas këmbënguljeve të mia për informacion nëpërmjet Komisionerit për të drejtën e informimit ,mora informacion zyrtar dhe bindës se paneli ishte vendosur në mënyrë të jashtëligjshme.
Kërkova nga personeli i IMTV Librazhd për ndërhyrje por asgjë.
Ndërkohë para disa ditësh më njoftohet nga Bashkia Librazhd dhe IMTV për një masë administrative me Gjobë ,pasi sipas tyre është dëmtuar banesa poshtë meje.
Dhe më ironikja e kësaj situate është se kjo masë vjen në të njëjtën kohë kur IKMT Tiranë u ka kërkuar informacion lidhur me ligjshmërinë e vendosjes së panelit diellor.
Gjithashtu duke mos përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Ligji 9780 /2017 i ndryshuar këta kryejnë një tjetër shkelje (dhe vepër penale mendoj ) duke plotësuar një vendim me dënim gjobe formati i të cilit është shfuqizuar me ligjin 9780/ 2017 i ndryshuar 2010 …..
Për këto kam edhe dokumentacion i cili i vërteton të gjitha.

Në pritje të një informacioni nga ana juaj.


Qytetari: D. K. Data: 13 February , 2020, Kategoria: Uncategorized.

3 responses to “Lidhur me veprimet dhe mosveprimet si edhe me abuzimin me detyrat.”

  1. Neni 3 pika 20 dhe 21 e Ligjit Nr. 107/2014 PËR PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT citon shprehimisht;
    – “Ndërtim” është çdo objekt që ndërtohet ose instalohet në territor, me vendosje të palëvizshme apo të përkohshme, dhe që zhvillohet nën dhe/ose mbi tokë.
    – “Ndërtim/punim pa leje” janë ato procese dhe/ose objekte ndërtimore të kryera në mungesë të lejes së ndërtimit, deklaratës paraprake për kryerjen e punimeve ose të kryera në kushtet e një lejeje të shfuqizuar.

    Bazuar ne kete dispozite, mendoj se ka elemente dhe nje dyshim te arsyeshem se IMTV Librazhd dhe Bashkisë Librazhd, mund te kene shperdoruar detyren e saj ne formen e mosveprimit dhe faktin e paligjshem e konfirmon vete masa administrative e Gjobes nga ana e IMTV Librazhd.
    Ndersa ne lidhje me formatin e shfuqizuar eshte pjese e fushes administrative si akt absolutisht i pavlefshem per shkak te formes

  2. IKMT dhe IMT anë në objekt të veprimtarisë së tyre prishjen e ndërtimeve pa leje. Në rastin tuaj vendosja e panelit diellor nuk konsiderohet ndërtim. Duhet kuptuar që hapësira e tarracës së pallatit është një hapësirë e përbashkët e cila është në bashkëpronësi dhe administrohet nga asambleja e pallatit. Në rast se paneli është vënë pa miratimin e asamblesë, atëherë ju lind e drejta për të ngritur çështjen në gjykatë civile. Edhe sikur asambleja e pallatit të ketë miratuar vënien e panelit diellor dhe vendosja e tij ju ka dëmtuar një pjesë të tarracës, atëherë kjo përbën shkak të kërkuar “Pushimin e cenimit të bashkëpronësisë”, “Heqjen e panelit diellor” dhe “Shpërblimin e dëmit”, bazuar në nenet 200, 201, 203, 209 – 218, 303 dhe 608 të Kodit Civil.

  3. IKMT dhe IMT anë në objekt të veprimtarisë së tyre prishjen e ndërtimeve pa leje. Në rastin tuaj vendosja e panelit diellor nuk konsiderohet ndërtim. Duhet kuptuar që hapësira e tarracës së pallatit është një hapësirë e përbashkët e cila është në bashkëpronësi dhe administrohet nga asambleja e pallatit. Në rast se paneli është vënë pa miratimin e asamblesë, atëherë ju lind e drejta për të ngritur çështjen në gjykatë civile. Edhe sikur asambleja e pallatit të ketë miratuar vënien e panelit diellor dhe vendosja e tij ju ka dëmtuar një pjesë të tarracës, atëherë kjo përbën shkak të kërkuar “Pushimin e cenimit të bashkëpronësisë” dhe “Shpërblimin e dëmit”, bazuar në nenet 200, 201, 203, 209 – 218, 303 dhe 608 të Kodit Civil.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet