Lidhur me tarifat e shkolles

Pershendetje,

Jam student në Universitetin e Arteve në Nivelin e dyte në nje program te dyte studimi. Ne baze te VKM Nr. 780, date 26.12.2018 jam perfitues ne reduktimin e tarifes vjetore dhe plotesoj krejtesisht kriteret.
Universiteti ku une studioj nuk ma pranon kete te drejte dhe bazohet te nje tjeter VKM ate nr. 269, date 29.03.2017, e cila nuk ka te beje fare me ciklin e dyte te studimeve, por me ciklin e pare te studimeve ate “bachelor”. Bazuar ne kete VKM, me kthejne pergjigje qe nje program i dyte studimi ne master nuk mund te perfitoje reduktime tarife. (per me teper shikoni pergjigjen bashkelidhur)

Ju falenderoj paraprakisht dhe shpresoj te marre nje pergjigje se cila VKM eshte e aplikueshme ne rastin tim dhe nese kerkesa ime per reduktim te tarifes vjetore eshte e bazuar ne ligj.


Qytetari: E. S. Data: 4 December , 2020, Kategoria: arsimi.

One response to “Lidhur me tarifat e shkolles”

  1. Përshëndetje!

    Ne rastin tuaj, vleresoj se eshte e aplikuesheme VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në institucionet publike të arsimit të lartë”.
    Nese plotesoni kriteret dhe beni pjese ne nje nga kategorite e percaktuara ne kete vendim, atehere ju mund te perfitoni reduktim te tarifes vjetore. Ne kete VKM nuk ka asnje rregull qe kufizon perfitimin e kesaj te drejte, per kategorite e studenteve qe vijojne studimet ne nje program te dyte studimi master.

    Rregullat e percaktuara ne VKM nr. 269, date 29.03.2017 (te ndryshuar) nuk rregullojne situaten tuaj ne lidhje me programin e studimit dhe si pasoje vleresoj se nuk mund te aplikohen ne rastin tuaj.

    Në rast se problematika juaj nuk gjen zgjidhje, ju sugjeroj t’i drejtoheni me anë të një ankese, Bordit të Administrimit të Institucionit të Arsimit të Lartë, i cili ka kompetencën e shqyrtimit dhe miratimit për çdo vit akademik, jo më vonë se muaji dhjetor, listën e studentëve të kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e Vendimit Nr. 780, datë 26.12.2018. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet