Lidhur me rastin e nje mashtrimi financiar

Pershendetje,

Keto dite pashe nje emision rreth skemes se mashtrimit te disa kompanive. Fatkeqesisht, ky rast me prek dhe mua, pasi njera nga kompanite pretendon se ka blere nje overdraft qe e pata shlyer (te pakten keshtu e dija deri ne momentin qe mora nje leter kercenimi prej tyre).

Desha te di se cfare veprimi duhet te ndermarre sepse dua ta zgjidh kete ceshtje njehere e pergjithmone? Duhet ta denoncoj rastin tim ne polici; te kontaktoj instancat e drejtesise apo Banken e Shqiperise? Cfare me sugjeroni? Ju faleminderit!

Per reference, po ju dergoj edhe linqet e emisioneve perkatese.


Qytetari: A. C. Data: 17 December , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me rastin e nje mashtrimi financiar”

  1. Pershendetje. Se pari, pavaresisht shlyerjes apo jo te detyrimit nga ana juaj, kreditori juaj, apo subjekti qe ka blere detyrimin, ka te drejte vetem t’ju kerkoj qe ta permbushni detyrimin vullnetarisht ndryshe do t’i drejtohet gjykates dhe zyres permbarimore. Cdo lloj veprimi tjeter jashte sa me siper eshte i kundraligjshem.
    Se dyti, ju keni te drejte qe nese pretendoni se detyrimi eshte shlyer t’i beni nje njoftim me shkrim shoqerise qe eshte aktualisht kreditori juaj duke e sqaruar lidhur me te gjithe historikun e marredhenies tuaj te detyrimit, dhe shlyerjen e saj nga ana juaj.
    Nese kjo shoqeri i drejtohet gjykates dhe ju merrni njoftim nga ana e nje zyre permbarimi,keni te drejte qe t’i drejtoheni gjykates me kerkese padi per pavlefshmeri titulli ekzekutiv, duke qene se detyrimi eshte permbushur. Nese shoqeria nuk i drejtohet permbarimit, atehere ajo nuk merr dot ndaj jush asnje mase ligjore, te tipit bllokim te llogarive bankare, bllokim te pasurive tuaja te luajtshme apo te paluajtshme, apo shitje te tyre ne ankand, pasi kjo mund te kryhet vetem nga permbarimi.
    Se fundmi, nese vijohet me shkresat jo permbarimore, mund t’i drejtoheni prokurorise, ose policise me kallezim penal.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet