Lidhur me perfitimin e pages se luftes

Kam qene ne pune deri me daten 1 maj. Jam pezulluar me preteksitn qe ska pune per te gjithe punetoret. Per pagen e luftes pergjegjesi nuk ka bere aplikim. Gjithashtu gjate gjithe kesaj kohe e dija qe kisha sigurime, por kur shkova pikerisht dje per te pare nese kisha apo jo sigurime figuroja pa sigurime. Punetoret e tjere gjithashtu e kane perfituar pagen e luftes ndersa une jam i vetmi qe se kam marr. Kam punuar ne firmen e ndertimit “X”. Kerkoj ndihme nga ju sepse deri me sot asnje organ tjeter kompetent nuk me eshte pergjigjur, por vetem e kane zvarritur ceshtjen. Faleminderit!


Qytetari: P. D. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me perfitimin e pages se luftes”

  1. 1

    Pershendetje. Me ndryshimet e fundit qe jane bere tashme te drejten e perfitimit te ndihmes financiare nga shteti per shkak te fatkeqesise natyrore, e kane personat te cilet jane larguar nga puna nga data 1 mars-17 maj. Punemarresit e gezojne kete te drejte edhe ne rast se ish punedhenesi nuk aplikon. Ne kete rast miratimi kryhet pas verifikimit të kritereve bazuar në të dhënat që administrata tatimore disponon apo të dhënave që të punësuarit apo ish-të punësuarit do të dorëzojnë.
    Por VKM kerkon qe ju te jeni pjese e skemes se sigurimeve shoqerore te pakten deri ne 1 Mars.

    Nese punedhenesi juaj nuk ka paguar sigurimet shoqerore per ju gjate gjithe kohezgjatjes se marredhenies se punes prane tij, atehere duhet te ndiqni ne rruge gjyqesore ceshtjen dhe ti kerkoni ish punedhenesit tuaj, detyrimin e pageses se kontributeve shendetesore dhe shoqerore. Per kete do t’ju duhet te provoni para gjykates qe keni qene ne marredhenie pune: pagesa ne banke; mandat pagesash te pages; kontrata pune; si dhe cdo prove tjeter qe mund te keni. Njekohesisht, keni te drejte te beni dhe nje ankim prane Isnpektoriatit te Punes, per mosrespektim te Kodit te Punes nga ana e ish punedhenesit tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet