Lidhur me pagen e luftes

Pershendetje. Me erdhi nje mesazh ne telefon qe isha perfituese e pages se luftes edhe nese punedhensi im nuk do kishte aplikuar . Une punoj ne call centre ne Myslym Shyr edhe me te thenat e punedhensve te mi, paga nuk na u miratua si biznes i madh. Te them te drejten nuk besoj as te kene aplikuar sepse per ne deklarojne shume pak ne shtet. Doja te dija si mund te procedoj. Atje ne mesazh kane lene nje numer 08000002 te i cili as nuk vete zilja. A me ndihmoni dot te di c’mund te bej ju lutem


Qytetari: G. P. Data: 29 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me pagen e luftes”

  1. Pershendetje

    Afati per te aplikuar per pagen e luftes eshte shtyre deri me dt 5 qershor 2020 dhe punedhenesi juaj ka detyrimin te aplikoj nese punemarresit e tij ndodhen ne kushtet e percaktuara ne VKM 305 datë 16.4.2020 ndryshuar me VKM Nr. 423, datë 28.5.2020.

    Ne rastin kur subjektet nuk aplikojne per perfitimin e ndihmes financiare per te punesuarit apo ish te punesuarit e tyre, ndihma financiare do te jepet pas miratimit nga administrate tatimore bazuar ne te dhenat qe zoteron ajo dhe ne te dhenat qe te punesuarit apo te ish punesuarit do te dorezojne prane saj.
    Te dhenat e meposhtme:
    I. Te dhenat e subjektit tatimpagues;
    II. Te dhenat identifikuese te perfituesit;
    III. Banka dhe numri i llogarise bankare te perfituesit, duhet te dorezohen deri me date 05.06.2020.

    Lista emerore e individeve perfitues te Paketes Financiare nr.2 dhe lista e NIPT-eve te subjekteve tatimpaguese perkates jane publikuar ne faqen zyrtare te Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve.
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1404/aplikimet-nga-subjektet-per-paketen-e-zgjeruar-te-ndihmes-financiare-do-te-pranohen-deri-ne-date-5-qershor-2020

    Sipas paketes se zgjeruar te ndihmes financiare rezulton se do perfitojne :
    1. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që kanë mbyllur aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të këtyre urdhrave.
    2. Dhënie ndihme financiare, prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh, për ish-të punësuarit në subjektet që janë lejuar të kryejnë aktivitetet ose janë mbyllur sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët janë larguar nga puna nga data 1 mars 2020 deri në datën 17 maj 2020.”.
    3. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për të punësuarit në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, që janë lejuar të kryejnë aktivitetet sipas urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilët kanë qenë në punë deri në datën e hyrjes në fuqi të urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
    4. Dhënie ndihme financiare prej 40 000 (dyzet mijë) lekësh për punonjësit e subjekteve, persona fizikë ose juridikë, që ushtrojnë aktivitetin si struktura akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesa deri në datën e urdhrave të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet