Lidhur me pagen e luftes dhe asistencen sociale

Pershendetje,
Ne 31 mars kam dhene doreheqjen nga puna dhe qe atehere jam pa pune. Doja te dij nese me takon paga e luftes qe shperndau qeveria? Dhe pyetje e 2-te, a mund te marr asistencen sociale gjate ketyre muajve qe jam pa pune? Sepse per te gjetur pune kete kohe eshte shume veshtire, me cfare duhet te jetoj gjate kesaj kohe? Faleminderit


Qytetari: E. S. Data: 1 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me pagen e luftes dhe asistencen sociale”

  1. Pershendetje,

    Nisur nga fakti se jeni larguar nga puna me doreheqje (pra me vullnetin dhe deshiren tuaj), vleresojme se Ju nuk mund te perfitonit nga paketat e ndihmes financiare te miratuara nga qeveria per shkak te situates pandemike. Permes ketyre paketave, shteti synonte t’u vinte ne ndihme te punesuarve te bizneseve ne veshtiresi ose te larguarve nga puna per shkak te situates se krijuar nga COVID-19.
    Gjithashtu, ne VKM nr. 161, date 21.03.2018 “Per pagesen e se ardhures nga papunesia” eshte percaktuar se nuk përfitojnë të ardhura nga papunësia (asistence sociale) personat, të cilet largohen nga puna me dëshirën e tyre.

    Nese jeni familje ne nevoje, Ju mund te aplikoni per perfitimin e ndihmes ekonomike nga data 1-10 e cdo fillim muaji, duke u paraqitur prane administratorit shoqeror ne njesine administrative/bashkine ku banoni, me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertificate lindje) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet