Lidhur me lejen vjetore

Pershendetje,

Sipas Kodit te Punes sa leje vjetore me takon? Kam 3 vjet pune pa nderprerje ne te njejtin institucion. A mund ta marr me shkeputje 7 dite nderpreje dhe 14 dite te tjera me pas? Faleminderit,


Qytetari: A. B. Data: 14 August , 2020, Kategoria: Pune.

One response to “Lidhur me lejen vjetore”

  1. 1

    Pershendetje. Kohezgjatja e lejes vjetore eshte te pakten 4 jave kalendarike, per cdo vit pune te plote. Leja vjetore mund te merret vetem gjate vitit ne vazhdim, ose deri ne fund te muajit mars te vitit pasardhes. Per pjesen e periudhes se kaluar ju nuk mund te kerkoni lejen vjetore, pasi ka kaluar afati ligjor.
    Percaktimi i periudhes se kur do te behet leja vjetore behet ne marreveshje midis punedhenesit dhe punemarresit. Ju keni te drejte qe te kerkoni qe lejen vjetore ta beni te ndare ne pjese dhe jo te gjithen njeheresh. E rendesishme eshte qe secila prej periudhave te mos jete me pak se nje jave kalendarike.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet