Lidhur me fitimin e shtetesise shqiptare me origjine

Pershendetje,

Ju lutem nje informacion nga ana juaj. Dua te di nese, ne baze te nenit 5, te ligjit nr. 113/2020, i takon nje personi mbi 18 vjec, ne kushtet kur ka njerin nga prinderit shqiptar, te perfitoje automatikisht shtetesine shqiptare?

Faleminderit,

Qytetari: V.B.
Data: 29 Gusht 2022, Kategoria: Procedura administrative, Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. 2

    Pershendetje!
    Fitimi i shtetësisë me lindje nenkupton faktin se cdo fëmijë që lind jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare e fiton vetiu shtetësinë shqiptare.
    Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në ambasadë për deklarimin e lindjes së fëmijës me
    dokumentet e nevojshme:
    – Certifikatën e lindjes së fëmijës;
    – Deklaratën e prindit jo shqiptar për pëlqimin e tij që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare.
    Të dy këta dokumente duhet të jenë të vertetuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje