Lidhur me ankimin

Pershendetje,
A ka problem se ne kerkesen time ankimore nuk kam shenuar fjalen “ankim i vecante”, pra nuk e kam cilesuar kete detaj? Ne pritje te pergjigjes, Faleminderit,


Qytetari: G. M. Data: 15 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Lidhur me ankimin”

  1. 2

    Pershendetje,

    Ne Kodin e Procedures Civile jane te percaktuara rastet kur mund te behet ankim i vecante. Normalisht ne hartimin e ankimit duhej te ishte percaktuar lloji i aktit “ankim i vecante”, por vleresojme se bazuar ne objektin e ankimit dhe bazes ligjore qe keni percaktuar, si dhe pas kontrollit te te dhenave mbi ceshtjen gjyqesore nga administrata gjyqesore, do te jete e identifikueshme qe behet fjale per nje “ankim te vecante”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet