Ne lidhje me fakultetin

Pershendetje!

Desha të bëjë nje pyetje sesi mund ta marr vulen e noterit ne diplome, shkolla e larte universitare jopublike X, sepse me duhet per nostrifikim te diplomes? Faleminderit paraprakisht


Qytetari: A. H. Data: 8 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Ne lidhje me fakultetin”

  1. Pershendetje. Noteri ka kompetence te vulose vetem dokumente te prodhuara nga vete noteri. Te tilla jane dokumente qe hartohen nga noteri: kontrata, deklarata, etj., dokumente te cilat noteri njehson permbajtjen e tyre, sic jane fotokopjet e dokumenteve qe behen perpara noterit, ose verteton nenshkrimin e nje dokumenti te hartuar nga persona jashte zyres noteriale.
    Nje diplome universitare pavaresisht se nga cili Institutcion i Arsimit te Larte eshte leshuar, qofte ky publik apo privat, nuk vuloset dhe as nenshkruhet nga noteri. Nese juve ju duhet noterizimi i diplomes, ky eshte procesi i njehsimit te fotokopjes se ketij dokumenti me origjinalin, pra vertetimi qe ben noteri qe fotokopja eshte e njejte me origjinalin. Kete gje mund ta beni prane cdo zyre noteriale, mjaft qe me vete te keni dokumentin origjinal.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet