Lidhje martese

Pershendetje!
Kisha nje pyetje ne lidhje me celebrimin martesor. Une dhe partneri im duam te bejme lidhjen e marteses. Dua te di cfare procedure ligjore duhet te ndjekim dhe ka ndonje kosto financiare? Dua te theksoj qe kemi edhe nje femije te regjistruar ne trungun tim familjar.
Shpresoj te marr nje pergjigje.
Faleminderit!


Qytetari: F. H. Data: 9 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Lidhje martese”

  1. Pershendetje. Secili prej jush duhet te paraqitet prane zyres se gjendjes civile perkatese dhe te kerkoje qe te behet shpallja e marteses. Nëpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj, duke afishuar në vende të caktuara nga bashkia ose komuna aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqëndrimi i bashkëshortëve të ardhshëm, si dhe vendi ku do të lidhet
    martesa. Shpallja duhet te qendroje te pakten 10 dite dhe me pas te behet lidhja e marteses.
    Në datën e caktuar, nëpunësi i gjendjes civile, pasi bindet për identitetin e bashkëshortëve të ardhshëm, në bazë të akteve dhe të thënieve të dëshmitarëve, si dhe të vetë bashkëshortëve të ardhshëm, në prani të dy dëshmitarëve, u lexon bashkëshortëve të ardhshëm nenet e këtij Kodi që përmbajnë të drejtat dhe detyrimet e bashkëshortëve, merr nga secili bashkëshort deklarimin se ata duan të lidhin martesë dhe, pasi merr pëlqimin e tyre, i shpall në emër të ligjit të martuar.
    Akti i martesës hartohet menjëherë, nënshkruhet nga bashkëshortët, dëshmitarët dhe nëpunësi i gjendjes civile dhe regjistrohet në regjistrin e martesave.
    Taksa per aktin e lidhjes se marteses eshte 1000 leke.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet