OSHEE – Lidhje energjie elektrike

Përshëndetje Z/Znj. Avokat/e

Kam nje problem dhe nuk di se si ta zgjidh, problemi im eshte ky:

Jetoj ne nje banese kur jetojm 2 persona (me familjet e veta), por me dhoma te ndara. Une dua te me vendosin nje sahat ne dhomen time, pasi kam konflikt me personin tjeter. Por OSHEE nuk me jep zgjidhje, nuk me lidh mua nje sahat, pasi kerkon aprovimin e pronarit te shtepise, etj.
Po kjo shtepi eshte akoma ne pronesi shtet dhe nuk ka ende pronar, as tapia dhe as e regjistruar ne ASHK.
Perpos kesaj une jam poseduese prej 24 vjetesh, por edhe bashkepronare e kesaj shtepie, pavaresisht qe eshte prone shtet. (jam bashkepronare sipas çertifikates se perberjes familjare, ku eshte perfituar banesa). Pra, pyetja ime eshte, a mund te me lidhi mua energjine OSHEE pasi kam 6 muaj pa drita?

Faleminderit ne pritje te pergjigjes tuaj


Qytetari: E. B. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “OSHEE – Lidhje energjie elektrike”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Nje nder dokumentat qe kerkohet per lidhje te re, sipas vendimit te ERE-s nr. 166, datë 10.10.2016 per miratimin e “Rregullore për lidhjet e reja në sistemin e shpërndarjes”, i ndryshuar eshte pikerisht edhe dokumentacioni i pronesise se objektit nepermjet dokumentave te rregjistrimit te prones, te tilla si : Akt shitje, akt qeraje, akt dhurimi ose akt ndarje prone te patundeshme.

    Nese ju nuk arrini t’i provoni OSHEE-se me dokument ligjor qe ju jeni pronare apo posuese e asaj pasurie per te cilen kerkohet lidhje e re ne rrjet, atehere lidhja nuk mund te kryhet. Ne te tilla kushte, cdo ndryshim qe kerkohet te behet duhet te autorizohet nga titullari i kontrates ekzistuese (personi me te cilin ndani banesen).

    Per cdo lloj ankese ne lidhje me sherbimin e OSHEE-se, ju mund t’i drejtoheni me ankese Entit Rregullator te Energjise Elektrike (ERE), pasi eshte institucioni pergjegjes per trajtimin e ankesave te konsumatoteve dhe mbrojtjen e interesave te tyre. Ne linkun me poshte mund te gjeni formularet e ankeses, e cila mund te paraqitet edhe ne rruge elektronike: https://www.ere.gov.al/rub.php?idr=261&lang=1

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet