Lidhja martesore

Pershendetje,

Jam e interesuar te di se cila eshte procedura qe ndiqet ne Shqiperi nese nje shqiptare qe jeton jashte, ne kete rast Gjermani, kerkon te martohet me nje shqiptar ne Shqiperi? Cfare dokumentash/hapash duhet te bejme ne Shqiperi, qe me pas ta kryejme celebrimin ne Gjermani? A ka nje vertetim apo certifikate per shpalljen e marteses ne Shqiperi? Faleminderit,


Qytetari: D. M. Data: 8 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

2 responses to “Lidhja martesore”

  1. Pershendetje
    Ne vijim te pergjigjes se pare ju bejme me dije se:
    Martesat, kur të paktën njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është me shtetësi shqiptare e me qëndrim të rregullt në Gjermani, mund të lidhen në zyrën e gjendjes civile në Gjermani, në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri, ku bashkëshorti shqiptar figuron i regjistruar, ose në Ambasadën e Republikes se Shqiperise në Berlin.

    Martesat në zyrat e gjendjes civile në Gjermani apo kryhen vetëm kur bashkëshortët kanë qëndrim të rregullt në Gjermani.

    Per me shume informacion mund te klinoni ne linkun ne vijim
    http://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/martesat

  2. Përshendetje,

    Më poshtë po ju informoj mbi procedurat dhe dokumentet qe duhet te paraqesin shtetasit per Lidhje Martese:
    – Përpara lidhjes së martëses, nënpunësi i Gjëndjes Civile bën shpalljen e saj. Për këtë duhet të paraqiten pranë zyrës të dy bashkëshortët ose personi i caktuar nga ata me prokurë të posaçme, te cilet duhet të paraqitin një kërkesë dhe dy çertifikata lindje me shënimin “për shpallje martese”.
    – Lidhja e martesës (celebrimi) bëhet pas 10 ditësh. Të dy bashkëshortët duhet të dorëzojnë çertifikatë për lidhje martese me fotografi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet