Lidhja familjare per fitimin e shtetesise me origjine

Pershendetje,
Sipas ligjit nr. 113/2020, ne lidhje me fitimin e shtetesise me origjine, ju lutem me shpjegoni sesi behet provimi i lidhjes familjare deri ne 3 shkalle? Cilat jane dokumentat qe dorezohen ne kete rast?

Faleminderit paraprakisht,

Qytetari: E.S.
Data: 24 Maj 2022, Kategoria: Procedura administrative, Shtetësi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje
    Udhëzim Nr. 65, datë 4.2.2021’ Për përcaktimin e dokumentacionit të nevojshëm për fitimin, heqjen dorë dhe rifitimin e shtetësisë shqiptare, formën dhe mënyrën e plotësimit të kërkesës, të procedurës për kryerjen e verifikimeve pranë institucioneve përgjegjëse, si dhe të procedurës dhe të dokumentacionit për shtyrjen e afatit për kryerjen e betimit’, ne piken 1 percakton dokumentacionin e nevojshem per tu durezuar ne rastin e fitimit te shtetesise sipas origjines.
    Dokumenti provues se lidhjes deri ne 3 shkalle jane certifikatat e trungut familjare qe vertetojne qe paraardhesit tuaj kane gezuar shtetesine shqiptare.
    Faleminderit

Lini një Përgjigje