Licensa e personit pergjegjes per bizneset me protokoll te kuq

Pershendetje,

Kerkohet qe bizneset me protokoll te kuq te depozitojne emrin e personit pergjegjes per shendetin tek Inspektorati Shendetesor se bashku me licencen e tij. Nuk specifikohet cfare license kerkohet. Mjeku i ndermarrjes eshte tjeter gje, ndersa personi pergjegjes eshte tjeter gje. Ju lutem a mund te na sqaroni se cfare licence kerkohet ne kete rast? Faleminderit,


Qytetari: R. T. Data: 24 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Licensa e personit pergjegjes per bizneset me protokoll te kuq”

  1. Pershendetje,

    Ne mbeshtetje te ligjit Nr.10 237, dt 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, Punëdhënësi detyrohet të sigurojë mbrojtjen e punëmarrësve në të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

    Ne baze te VKM Nr.108, datë 9.2.2011 “Për aftësitë që duhet të plotësojnë punëmarrësit, personat dhe shërbimet e specializuara, që merren me çështjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë” percaktohet se personat e ngarkuar me përgjegjësi per menaxhimin e rriskut, të cilët janë pjesë përbërëse e shërbimit të brendshëm/ose jashtem, duhet të kenë aftësi lidhur me:

    -mjekësinë e punës dhe te plotesoje kriteret si meposhte:
    1. të ketë mbaruar specialitetin e mjek/mjek i sëmundjeve profesionale/mjek pune;
    2. të ketë të drejtën e ushtrimit të profesionit nga Urdhri i Mjekut;
    3. të ketë përvojë pune jo më pak se pesë vjet.

    VKM percakton se punedhenesi mund ta kryeje funksionin e mbrojtjes dhe parandalimit ne pune me kapacitete e brendshme te ndermarrjes/institucionit (ketu mund te perfshihet edhe mjeku i ndermarrjes) ose persona/sherbime te jashtme te specializuara.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet