Licencat në sistemin arsimor

A duhet të japë provimin e licencës për arsim special kur kam formimin universitar te Cikli te Ulet 4-vjecar 2001-2005 dhe master shkencor ne arsimin special 2013-2015? Punoj prej 17 vitesh në shkollën Speciale për fëmijët me aftësi të kufizuar Vlorë. Në bazë të Lenda: Për provimin e shtetit në profesionin e rregulluar të mesuesit, profili arsimi special me datë 22.11.2019 me nr. Prot. 9380/2, pika 11 me dikton ta jap licencën apo e kam të mirëqënë? Ju flm paraprakisht.

Qytetari: A.K.
Data: 13 Janar 2023, Kategoria: Arsimi

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Në rastin konkret për të cilin ju referoni, më duhet t’i referohem Udhëzimit Nr.25 datë 25.11.2019, Nr.Prot.10464 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Mësuesit ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizuara në institucionet pulike të arsimit parauniversitar”, neni 1 pika a shprehet se: Mësuesi ndihmës për nxënësit me aftësi të kufizara (AK) në institucionet arsimore publike duhet të plotësojë këto kritere:
    a) të jetë i pajisur me licencë mësuesi në profilin “Arsim Special”
    Në interpretim të dispozitës së më sipërme ju duhet të pajiseni me licencë.

    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje