Pershendetje,
Jam larguar nga puna me deshire, por pas largimit punedhenesi ka humbur librezen time te sigurimeve dhe ate te punes. Doja te dija nese ka ndonje procedure apo sanksion per humbjen e tyre? Faleminderit
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Marredhenien e punes ju mund ta provoni edhe me dokumente te tjere, si kontrata e punes, llogaria bankare ku kalon paga mujore, listpagesa, që dorëzohet nga punëdhënësi pranë organeve tatimore, ose deklarimet pranë zyrave të punësimit nga punëdhënësit.
Ju gjithashtu mund te siguroni nje libreze te re pune dhe ta plotesoni serish per cdo marredhenie pune tuajen, duke u paraqitur prane subjekteve perkates ku keni qene e punesuar (nese do te jete e mundur).
Ndersa, per marrjen e vertetimit (dokumentit) mbi pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore nga nga ana e ish-punedhenesve ose punedhenesit tuaj aktual, ju mund te aplikoni prane portalit qeveritar e-Albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28
Faleminderit