Pershendetje,
Doja t’ju pyesja ne lidhje me sa vijon: Kam punuar ne nje kompani dhe jam larguar. Dua te marr librezen e kontributeve dhe te punes, por me thone qe duhet te paraqitesh qe te firmosesh qe i more. Cila eshte arsyeja qe une te firmos perderisa une jam larguar me deshire? Faleminderit,
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje,
Per sa parashtroni ne pyetjen tuaj, punedhenesi kerkon firmosjen e nje dokumenti me ate te se cilit te vertetohet se ju i keni terhequr personalisht librezat perkatese. Kjo sherben per te vertetuar ligjerisht apo per te mbrojtur punedhenesin nga cdo pretendim tuajin te mevonshem, ne lidhje me mbajtjen e librezave, humbjen, demtimin apo cfaredolloj pretendimi tjeter. Fakti i largimit nga puna me deshiren tuaj nga puna nuk ka asnje lidhje me proceduren perkatese.
Zakonisht, libreza e punes nga ish-punedhenesi terhiqet pasi ju te keni bere te gjithe dorezimet e nevojshme ne lidhje me punen tuaj dhe bazen materiale qe keni patur ne ngarkim. Faleminderit